Ndërlidhjet

Evropianët po varfërohen



Një nga gjashtë evropianë kanë vështirësi me pagesat e faturave të rregullta mujore, tregon një anketë e kryer nga "Eurobarometri".

Anketa tregon se rreth 30 % e evropianëve e kanë të vështirë i përballojnë shpenzimet e shërbimeve për shëndetësi, për fëmijët apo për moshën e shtyrë.

Një nga gjashtë familje evropiane nuk është në gjendje t'i paguajë shpenzimet themelore, nuk ka para për ushqim apo për nevoja tjera ditore.

Komisioneri i BE-së për çështje sociale, Laslo Andor ka konfirmuar se varfëria është problem i madh në Evropë, dhe se kriza ekonomike vetëm e përkeqëson gjendjen.
XS
SM
MD
LG