Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë kritikon gjeneralin MekKristal



Shtëpia e Bardhë tha sot se komandanti amerikan në Afganistan, gjenerali Stenli MekKristal, ka bërë "gabim të rëndë" në komentet e tij për një revistë.

Zëdhënësi Robert Gibs tha se presidenti Barak Obama ka kërkuar që gjenerali MekKristal personalisht në Uashington të marrë pjesë në takimin e të mërkurës, dhe të japë shpjegime për komentet e tij.

Në artikull, MekKristal bën shaka sarkastike për nënpresidentin Xho Bajden, i cili njihet si dyshues ndaj strategjisë së gjeneralit për luftën në Afganistan.

Gibs refuzoi të thotë nëse gjenerali do të shkarkohet, por tha se "të gjitha opcionet janë në tavolinë".
XS
SM
MD
LG