Ndërlidhjet

Medvedev mbërrin në Kaliforni



Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev ka mbërritur në San Francisko në ndalesën e parë të turneut në Shtetet e Bashkuara.

Pasdite Medvedev planifikon t’i vizitojë themeluesit e Twitter-it, para se të niset në Luginën e Silikonit, për t’u takuar me drejtues të teknologjisë së lartë.
Ai gjithashtu do të mbajë një fjalim në universitetin Stenford.

Medvedev dëshiron ta transformojë Rusinë nga një furnizues me lëndë të parë, në një qendër intelektuale me teknologji të lartë.

Pas Kalifornisë, Medvedev do të fluturojë në Uashington, ku do të takohet me presidentin Barak Obama.

Më pas, ata do fluturojnë në samitet e G 8 dhe G 20 në Kanada.
XS
SM
MD
LG