Ndërlidhjet

Kosovë: EULEKS-i arrestoi një të dyshuar për krime të luftës


Policia e EULEKS-it, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, ka arrestuar një të dyshuar lidhur me krime të luftës.

Në njoftimin e EULEKS-it, thuhet se arrestimi është bërë sot në rajonin e Gjakovës.

Mëtutje, në njoftim thuhet se “rasti është pjesë e hetimeve të vazhdueshme të EULEKS-it mbi keqtrajtimet e mundshme të personave të mbajtur në objektet e UÇK-së në veriun e Shqipërisë, gjatë konfliktit të viteve 1998-99”.

Lidhur me këtë rast janë identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë, theksohet në njoftim.
XS
SM
MD
LG