Ndërlidhjet

Sot takohen Medvedev dhe Obama



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev sot do të takohet në Uashington me presidentin amerikan Barak Obama.

Bisedimet pritet të fokusohen në rritjen e vëllimit tregtar dhe investimeve.

Të mërkurën, Medvedev qëndroi në Luginën e Silikonit në Kaliforni, në kërkim të investimeve të teknologjisë së lartë.

Medvedev tha se ai dëshiron të sjellë më shumë inovacione teknologjike për ta diversifikuar ekonominë e Rusisë që varet nga nafta.

Obama dhe Medvedev do të diskutojnë edhe për Iranin dhe Korenë Veriore, kontrollin e armatimit dhe trazirat në Kirgizi, për të cilat të dy vendet duan që të gjendet zgjidhje.

Takimi i sotëm Obama-Medvedev do të jetë i shtati që kur presidenti amerikan e mori detyrën 17 muaj më parë.
XS
SM
MD
LG