Ndërlidhjet

Egjipt: Njolla nafte në Detin e Kuq


Egjipti po përballet me një krizë të ngjashme si të Shteteve të Bashkuara, pasi në Detin e Kuq janë paraqitur njolla nafte, për shkak të prishjeve në puse.

Njollat thuhet se janë shpërndarë rreth 20 kilometra përgjatë bregdetit të qendrës Hurgade, që njihet për plazhet me rërë të bardhë dhe me hotelet luksoze.

Zëdhënësi i qeverisë së Egjiptit, Magdi Radi, tha se njollat janë "të kufizuara".

Shoqata për Mbrojtjen e Mjedistit tha se rrjedhjet e naftës u kanë shkaktuar dëme zonave ekologjike.
XS
SM
MD
LG