Ndërlidhjet

SHBA: Wiesel angazhohet për lirimin e Khodorkovskit


Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Elie Wiesel, e ka filluar një fushatë globale për lirimin e magnatit rus të naftës, Mikhael Khodorkovksy.

Zoti Wiesel, që është i mbijetuar i Holokaustit, tha se Khodorkovksy, që po e shërben dënimin prej tetë vitesh burgim për mospagesë të taksave, është “i burgosur politik”.

Elie Wiesel i kishte ftuar afro 30 amerikanë të njohur në Nju Jork, për të diskutuar se si të bëhet presion ndaj Moskës, për lirimin e Khodorkovskit, i cili ballafaqohet edhe me dënim prej 22 vitesh shtesë, për akuza të reja për përvetësim të 25 miliardë dollarëve të naftës.

Takimi në Nju Jork ishte mbajtur para samitit të presidentit Barak Obama me presidentin rus, Dmitri Medvedev, në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG