Ndërlidhjet

Rumani: Protestohet kundër masave të kursimit


Disa protestues sot kanë provuar që me forcë të hyjnë në Pallatin Presidencial në Bukuresht, derisa qindra protestuan kundër masave të kursimit.

Kjo demonstratë u bë derisa një gjykatë e lartë në këtë vend sot pritet të vendosë lidhur me arsyeshmërinë e shkurtimeve të rrogave në sektorin publik dhe të pensioneve.

Qeveria thotë se shkurtimet prej 25 % në rroga dhe 15% në pensione janë të nevojshme për t’i plotësuar kushtet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për dhënie të kredive për ta përmirësuar deficitin buxhetor.

Protestuesit po kërkojnë që presidenti të mos i miratoj masat.
XS
SM
MD
LG