Ndërlidhjet

Vitek sinjalizon eleminimin e Holandës


Kombëtarja e Holandës
Kombëtarja e Holandës
Sulmuesi i Sllovakisë, Robert Vitek, që shënoi dy gola në takimin me Italinë, thotë se kjo kombëtare sërish do të befasojë. Golashënuesi sllovak i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve DPA se kombëtarja e Sllovakisë do të befasojë edhe Holandën.

“Ata (holandezët) janë favorit, por favorit ishin edhe italianët”, ka thënë Vitek dhe ka shtuar se “Sllovakia nuk ka çfarë të humbë në takimin me Holandën”.

Robert Vitek dhe sulmuesi i Argjentinës, Gonzalo Higuain, kryesojnë listën e golashënuesve në Botërorin 2010 me nga 3 gola të shënuar.
XS
SM
MD
LG