Ndërlidhjet

Pakistani monitoron ueb-faqet për blasfemi


Bëhet e ditur se Pakistani do të fillojë monitorimin e shtatë faqeve më të mëdha të Internetit, përfshirë edhe Google, rreth përmbajtjes anti-islamike.

Zëdhënësi i Autoritetit të Telekomunikacionit, Khurram Mehran, tha se nën monitorim do të jenë: Yahoo, Google, MSN, Hotmail, YouTube, Amazon dhe Bing. Mehran tha se nëse ato kanë përmbajtje blasfemie, adresat e tyre do të bllokohen.

Pakistani ka bllokuar të paktën 17 faqe më pak të njohura, të cilat i konsideron fyese për myslimanët.
XS
SM
MD
LG