Ndërlidhjet

Hong Kong: Policia shkatërron bastoren ilegale


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Policia e Hong Kongut ka shkatërruar një zinxhir të bastoreve ilegale, në të cilin ishin vënë baste për Botërorin 2010 në vlerë prej 22 milionë dollarëve amerikanë.

Autoritetet kanë arestuar katër persona të ndërlidhur me bandat më famëkeqe të Hong Kongut dhe i kanë konfiskuar sasitë e mëdha të parave.

“Ky është rekord për një bastisje të vetme”, ka thënë zëdhënësja e policisë.

Në bastisjet e deritashme janë konfiskuar baste në vlerë prej rreth 32 milionë dollarësh amerikanë.

Gjatë vitit 2009, në Hong Kong janë vënë në baste ilegale për ndeshjet e futbollit që kapin shumën mbi katër miliardë dollarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG