Ndërlidhjet

Putin: Arrestimet të mos ndikojnë raportet SHBA-Rusi


Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka shfaqur shpresën se arrestimet e agjentëve rusë në SHBA nuk do t’i dëmtojnë marëdhëniet mes dy vendeve.

“Unë po shoh se policia juaj ka arrestuar disa njerëz, por mendoj se kjo është puna e tyre. Unë besoj se trendi pozitiv që kemi parë të zhvillohet në marrëdhëniet tona dypalëshe, nuk do të dëmtohet nga ngjarjet e sotme”, ka thënë Putin, gjatë takimit me ish-presidentin amerikan, Bill Klinton.

Zyra Federeale e Hetimeve, FBI, ka arrestuar 10 persona nën akuzat se kanë qenë agjentë sekretë të shërbimit rus të zbulimit. Qëllimi i të arrestuarve ishte depërtimi në qarqet e politikbërësve amerikanë. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve.

I akuzuari i njëmbëdhjetë, që u ka bërë pagesat dhjetë të arrestuarve, është në arrati.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se arrestimi i tyre është një rikthim i Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG