Ndërlidhjet

Francë: Udhëheqësit e futbollit në Parlament lidhur me dështimin


Trajneri i Francës në largim, Raymond Domenech, dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Zhan Pier Eskaletes, u paraqitën para një komisioni parlamentar për ta shpjeguar dështimin e madh në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut.

Planifikohej që dëgjimi të ishte publik, por u bë prapa dyerve të mbylluara, sipas kërkesës së Federatës së Futbollit të Francës.

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Sep Blater, ka tërhequr vërejtjen se FIFA do ta suspendoj Federatën e Futbollit të Francës nëse politikanët francezë ndërhyjnë në punën e saj.
XS
SM
MD
LG