Ndërlidhjet

IHT: "Të demokratizohet Pakistani"


Të zhvendosur për shkak të sulmeve të talibanëve.

Të zhvendosur për shkak të sulmeve të talibanëve.

"International Herald Tribune"

Këtë pranverë, Parlamenti pakistanez nënshkroi një amendament, i cili shlyen nga Kushtetuta e vitit 1973 të këtij vendi të gjitha dispozitat e demokracisë së kufizuar. Puna që çoi deri te marrëveshja, ishte një akt i ndërtimit të konsensusit demokratik.

“Kjo është një pikë referimi në historinë kushtetuese të Pakistanit”, kishte thënë një zyrtar parlamentar në atë kohë, por shtrohet pyetja - a mund të bëhet Pakistani një demokraci?

Përmes thjerrëzave, imazhi duket i zymtë. Terrorizmi, varfëria, mungesa e energjisë dhe institucionet e dobëta civile, të bëjnë të kuptosh se një sistem i qëndrueshëm demokratik dhe një kulturë e qëndrushme demokratike, do të jenë të vështira për t’u vendosur.

Por, përmes një tjetër këndi, shihen edhe premtimet. Shumë pakistanezë, pavarësisht trazirave aktuale, duken të vendosur për një përfaqësim qeveritar.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008, ekstremistët pësuan goditje serioze, ndërsa laikët e moderuar arritën rezultate të kënaqshme. Sipas sondazheve të fundit, opinioni publik është kthyer fuqishëm kundër militantëve islamikë.

Tani, është koha për amerikanët të lexojnë disponimin, ndërsa në rrugë qëndrojnë dy pengesa kryesore.

E para është ushtria e Pakistanit. Ajo kontrollon ende vendimmarrjet kombëtare në çështje të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme.

Kurse, pengesa e dytë për progresin demokratik të Pakistanit ka të bëjë me shoqërinë civile të vendit.

Përderisa Uashingtoni lufton Al-Kaidën dhe aleatët e saj në rajonin kufitar të Pakistanit dhe në Afganistan, në të njëjtën kohë duhet të bindë Islamabadin që t’i zhvillojë zonat fisnore. Rreth katër milionë pakistanezë në këto rajone janë të bllokuar nën sundimin taliban dhe të braktisur nga qeveria qendrore.

Shtetet e Bashkuara duhet të thellojnë dialogun me liderët pakistanezë, përfshirë edhe klerikët konservativë.

Në letër, Pakistani ka tashmë një demokraci parlamentare, që është “modeli më i mirë në Azi”. Por, Perëndimi duhet të investojë te pakistanezët dhe në shoqërinë demokratike që ata duan ta ndërtojnë, në mënyrë që e kaluara të mos e pengojë shansin e Pakistanit.


"New York Times"

Karakteristika e grupit të agjentëve rusë, të arrestuar nga FBI, ka të bëjë me metodat e avancuara teknologjike, që ai ka përdorur për të komunikuar me selinë e shërbimit sekret rus në Jasenovo të Moskës.

E gjithë kjo ishte një biznes i shtrenjtë për Rusinë, që ka trajnuar dhe mbështetur operacionet, por edhe për FBI-në, e cila ka kaluar vite për t’i ndjekur ato.

Teoritë konsiprative shtrojnë pyetjen se pse arrestimet u bënë vetëm disa ditë pas drekës miqësore me hamburgerë ndërmjet presidentit Obama dhe homologut të tij rus, Medvedev? A po dërgonte mesazh Shtëpia e Bardhë, apo FBI po përpiqej t’i ulte tensionet?

Ka gjasa të mos jetë asnjëra. Të dhënat flasin se një agjent i fshehtë, rusisht-folës, i FBI-së, u takua me Ana Champan, një nga të akuzuarit, dhe udhëzoi atë për t’ia dorëzuar një pasaportë false një emigranti tjetër të paligjshëm.

FBI, nga frika se loja po zgjerohet, ndërhyri dhe arrestoi atë dhe nëntë të tjerë. Shërbimi Sekret Rus, për pak, dështoi që të tregojë punën e tij shumëvjeçare. Por, agjentët e tij mund të marrin zemër: luftërat e ftohta shkojnë e vijnë, por spiunët rusë mbetën përgjithmonë. (v.t.)
XS
SM
MD
LG