Ndërlidhjet

Jeremiq përsërit se Serbia nuk do ta njohë Kosovën


Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, ka përsëritur qëndrimin e Beogradit se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ne jemi vend demokratik dhe pozicioni ynë është i bazuar në Kushtetutën dhe në vendimet e detyrueshme të Asamblesë Kombëtare. Një gjë e tillë mbështetet nga shumica e qytetarëve”, ka thënë Jeremiq për mediat në Uashington.

Këto të fundit raportojnë se, kah mesi i këtij muaji, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të japë mendimin këshillëdhënës për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG