Ndërlidhjet

Mitrovicë: Plagoset deputeti Miletiq



Petar Miletiq, deputet i Kuvendit të Kosovës, është plagosur mëngjesin e sotëm.

“Në orën 8 të mëngjesit në rrugën Tanavska Rajica, duke dalë nga banesa e tij në veri të Mitrovicës është palgosur Petar Miletiq me një plumb që besohet ta ketë goditur mbi gju. Besohet se së paku katër plumba janë gjuajtur në drejtim te tij, por vetëm një e ka goditur, Miletiq po trajtohet në Qendren Spitalore në veri të Mitrovicës”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosoves, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Miletiq është zyrtar i lartë i Partisë Liberale Serbe.
XS
SM
MD
LG