Ndërlidhjet

FIFA emëron kandidatët për Topin e Artë


FIFA ka bërë publikë emrat e dhjetë futbollistëve që konkurrojnë për "Topin e Artë", që i dedikohet lojtarit më të mirë të Kampionatit Botëror të Futbollit "Afrika e Jugut 2010".

Të nominuarit janë: Diego Forlan, Asamoah Gyan, Andres Iniesta, David Villa, Xavi, Lionel Messi, Mesut Ozil, Bastian Schweinsteiger, Arjen Robben dhe Wesley Sneijder.

Për lojtarin më të mirë do të votojnë gazetarët e akredituar në Botërorin 2010. Fituesi do të shpallet më 11 korrik.

Nga viti 1982 deri më 2006, këtë çmim e kanë fituar Paolo Rossi, Diego Maradona, Salvatore Skilachi, Romario, Ronaldo, Oliver Kahn dhe Zinedine Zidan.
XS
SM
MD
LG