Ndërlidhjet

Air France bën ulje të detyrueshme


Një aeroplan i kompanisë Air France, me 400 pasagjerë në bord, ka bërë ulje emergjente në Brazil, për shkak të kërcënimit me bombë. Aeroplani ishte nisur nga Rio de Zhaneiro drejt Parisit. Autoritetet kanë bërë kontrollimin, por nuk është gjetur eksploziv.

Qershorin e vitit të kaluar, një aeroplan i kësaj kompanie u rrëzua, derisa po fluturonte në të njëjtën udhë. Të 228 pasagjerët kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG