Ndërlidhjet

logo-print

Holder: Shkëmbimi i spiunëve, mundësi për SHBA-të


Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, mbrojti shkëmbimin e javës së kaluar të spiunëve, duke e konsideruar si "mundësi për të kthyer njërëzit, në të cilët SHBA-të kanë interes".

Holder po ashtu njoftoi se të gjithë fëmijët e agjentëve rusë janë lejuar të kthehen në Rusi.

Autoritetet amerikane, javë më parë, kishin arrestuar dhjetë agjentë rusë, të cilët gjatë dy ditëve të fundit janë shkëmbyer me katër persona që mbaheshin të burgosur në Rusi.
XS
SM
MD
LG