Ndërlidhjet

Ugandë: Nga sulmet me bombë, më se 60 të vrarë


Më se 60 vetë janë vrarë nga sulmet me bomba në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.

Policia tha se caqe të këtyre sulmeve ishin dy restorante, të mbushura me njerëz, që në televizion e shikonin finalen e Kampionatit Botëror në futboll.

Në mesin e të vrarëve ka edhe të jashtëm, përfshirë një amerikan.

Policia ka dyshime se në këto sulme mund të ketë dorë grupi somalez al-Shabab, i cili ka paraqitur lojalitet ndaj al-Kaidës.

Uganda ka trupa të vendosura në Somali, në kuadër të forcës paqeruajtëse të Unionit Afrikan.

Sekretarja amerikane e shtetiti, Hillari Klinton fuqishëm i ka dënuar sulmet.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tomi Vietor, tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për ta ndihmuar në çfarëdo mënyre qeverinë e Ugandës.
XS
SM
MD
LG