Ndërlidhjet

Franca voton ligjin për veshjen islamike


Parlamenti i Francës voton sot për ligjin që ndalon në publik përdorimin e veshjeve islamike, që mbulojnë edhe fytyrën.

Përkrahësit e ligjit thonë se veshjet e tilla janë në kundërshtim me vlerat laike të shtetit francez dhe se paraqesin kërcënim për sigurinë.

Kundërshtarët pohojnë se ligji është shkelje e të drejtave individuale dhe mund të jetë kundërkushtetues.

Dhoma e Ulët e Parlamentit pritet të kalojë ligjin, i cili në muajin shtator do të diskutohet në Senat.

Franca ka një komunitet mysliman prej 5 milionësh, prej të cilëve rreth 2000 gra përdorin veshjen islamike që mbulon edhe fytyrën.
XS
SM
MD
LG