Ndërlidhjet

logo-print

Paris: Miratohet ligji kundër ferexhes


Parlamenti francez ka miratuar legjislacionin që nuk lejon përdorimin në publik të ferexhes dhe të veshjeve të tjera islamike që mbulojnë fytyrën.

Ministrja franceze e Drejtësisë, Mishel Aliot Mari, e cilësoi të suksesshëm votimin e sotëm.

“Ky është sukses për republikën dhe vlerat e saj, vlerat e lirisë, të cilat duhen mbrojtur nga çdokush që synon t'i fyejë individët dhe vlerat e barazisë mes burrave dhe grave”, tha Mari.

Kundërshtarët e ligjit thonë se ai shkel të drejtat individuale dhe është antikushtetues. Ligji parasheh dënimin deri në 150 euro për shkelësit.

Në Francë jeton një komunitet myslimanësh prej 5 milonë vetash - bashkësia më e madhe myslimane në Evropën Perëndimore. Sipas statistikave zyrtare, rreth 2 mijë myslimane përdorin ferexhen apo veshje të ngjashme.

Ligji do të shkojë për miratim në Senat në muajin shtator.

Franca është vendi i dytë në Evropë pas Belgjikës që synon të ndalojë ferexhen.
XS
SM
MD
LG