Ndërlidhjet

Kirgizia formon qeverinë e re


Presidentja e Kirgizisë, Roza Otunbajeva, ka formuar sot qeverinë e re teknike që do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet parlamentare.

Krijimi i kabinetit të ri vjen pas dorëheqjes së ministrave të qeverisë së përkohshme, e cila drejtoi vendin që nga përmbysja e dhunshme e presidentit Kurmanbek Bakiev, në muajin prill.

Zgjedhjet parlamentare janë planifikuar të mbahen në tetor. Autoritetet kirgize dhe ato ndërkombëtare kanë bërë thirrje për një proces të drejtë zgjedhor.

Në muajin qërshor, Kirgiza ishte përfshirë nga dhuna ndërmjet kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke, e cila la qindra të vdekur.
XS
SM
MD
LG