Ndërlidhjet

Venezuela ekstradon trafikantin e drogës


Venezuela ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara trafikantin kolumbian të drogës, Carlos Alberto Renteria, pas arrestimit të tij javën e kaluar në Karakas.

Renteria iu dorëzua agjentëve amerikanë në aeroportin e kryeqytetit venezuelian, bashkë me dy trafikantë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Renterian se ka trafikuar 500 tonelata kokainë në Amerikë gjatë viteve 1990.
XS
SM
MD
LG