Ndërlidhjet

logo-print

Çfarë do të sjellë ligji anti-mafia?


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë, e vlerësojnë të nevojshëm nxjerrjen e ligjit anti-mafia, ligj ky i iniciuar nga kryeministri i Kosovës.

Muhamet Mustafa, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, thekson se miratimi i këtij ligji, do të ndikojë në parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar.

Megjithatë, sipas Mustafës, rezultate e këtij ligji varen nga gatishmëria politike për zbatimin e tij.

Muhamet Mustafa

“Ndonëse ligjet e reja shumë të fokusuara në probleme të caktuara, mund të jenë të dobishme, edhe ky ligj mund të ketë ndikim pozitiv, ndoshta në rrumbullakimin e kornizës ligjore”.

“Megjithatë, unë mendoj se problemi kryesor nuk qëndron në mungesën e një bazë ligjore për të goditur mafinë, apo për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar, më tepër mund të thuhet me gatishmërinë politike që ai krim të goditet konkretisht”
, thotë Mustafa.


Eksperti tjetër i ekonomisë, Bedri Selmani, e quan të vonuar nxjerrjen e një ligjit të tillë, pasi, siç thotë ai, krimi i organizuar i ka krijuar dëme të jashtëzakonshme ekonomisë kosovare në dekadën e fundit.


Megjithatë, Selmani e konsideron kohë të përshtatshme nxjerrjen e këtij ligji, pasi, sipas tij, kjo po ndodh në periudhën kur EULEX-i ka shtuar përpjekjet në drejtim të luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas Selmanit, ligji anti-mafia mundëson funksionalitetin dhe rindërtimin e shtetit të Kosovës.

“Në rrethanat, në të cilat ne jemi, sipas të dhënave të përafërta, thuhet se evazioni fiskal në nivel të ekonomisë kosovare është rreth 700 milionë euro”.
Kemi dukurinë e pastrimit të parave, e cila ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe askush tani për tani nuk e di se për çfarë shifrash bëhet fjalë.


“Kemi dukurinë e pastrimit të parave, e cila ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe askush tani për tani nuk e di se për çfarë shifrash bëhet fjalë. Në qoftë se ndalohet dhe kontrollet kjo, sigurisht se do të kemi rrethana shumë më mira”
, vlerëson Selmani.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ky ligj nevojitet edhe si masë parandaluese kundër pasurimit të paligjshëm të personave që janë subjekt i këtij ligji, si të dyshuar për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafikim.

Pastaj, do të ketë qëllim edhe konfiskimin e pasurisë se paligjshme që kanë siguruar personat, si rezultat i veprimtarive ilegale.

Se konfiskimi i pasurisë, është bazë e duhur ligjore në Kosovë, pohon edhe Muhamet Mustafa:

“Me ligj, deri tani nuk është paraparë konfiskimi i pasurisë. Ky ligj tashmë do ta krijojë këtë bazë që t’iu konfiskohet pasuria e fituar si rezultat i korrupsionit, krimit të organizuar dhe mafisë”.

“Këtu tash mbetet zbatimi; angazhimi dhe mbështetja publike ekziston, mbështetja e shoqërisë civile ekziston, mbështetja e ndërkombëtarëve ekziston, EULEX-i është këtu, gjyqet janë këtu, institucionet i kemi këtu, dhe mbetet vetëm të shihen rezultate”.


Ndërkaq, Bedri Selmani thekson se Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, ka treguar rezultate pozitive në vendet e rajonit.

Është shumë interesant se proceset që kanë ndodhur kohëve të fundit në nivel të ish-Republikave Jugosllave - Kroaci, Serbi etj.- atje do të thotë se ka pasur efekte të jashtëzakonshme bllokimi i pasurisë”, sqaron Selmani.

Ndërsa, ishte Komiteti Kombëtar i Politikës së Jashtme Amerikane, i cili në raportin e fundit për Kosovën, mes tjerash kishte rekomanduar që Kosova të ketë ligjin anti-mafia.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG