Ndërlidhjet

Pakistan: Klinton arriti në Islamabad për bisedime strategjike


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot ka arritur në Pakistan, në fillim të turneut të saj në Azinë Jugore, që ka për qëllim shqyrtimin e objektivave të luftës gati nëntë vjeçare në Afganistan.

Pritet që sekretarja Klinton do të theksoj nevojën e bashkëpunimit ndërmjet Afganistanit e Pakistanit në këtë luftë. Ajo poashtu do të shpallë rritje të ndihmës zhvillimore amerikane për Pakistanin, vend ky që është i përshkruar me ndjenja anti-amerikane.

Gjatë qëndrimit të saj në Pakistan, ajo do të takohet me zyrtarët më të lartë të këtij vendi.

Të martën, zonja Klinton do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Kabul të Afganistanit, ku pritet ta theksoj përsëri përkushtimin e Uashingtonit për ta mbështetur qeverinë afgane, por poashtu do të kërkoj nga presidenti Hamid Karzai, realizimin e reformave.
XS
SM
MD
LG