Ndërlidhjet

Karzai: Siguria në duart tona deri në vitin 2014



Presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se vendi i tij dëshiron të marrë përgjegjësitë e sigurisë në duart e veta deri në vitin 2014.
“Ne i vlerësojmë të arriturat e bëra nga ushtria afgane. Mbetem i vendosur që forcat tona afgane të sigurisë të bëhen përgjegjëse për të gjitha operacionet ushtarake e të ruajtjes së rendit në vend deri në vitin 2014”, tha Karzai.

Komentet e Karzait u bënë gjatë fjalimit të mbajtur në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin që filloi sot në Kabul.

Karzai u tha pjesëmarrësve në takim se Afganistani duhet të ketë kontroll më të madh mbi miliarda dollarët e që vijnë si ndihmë për zhvillimin e vendit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton kërkuan nga qeveria afgane të bëjnë më shumë për të luftuar korrupsionin.

Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen tha se forcat e Aleancës do të mbeten në Afganistan edhe pasi forcat vendore të marrin përgjegjësitë për çështjet e sigurisë.

Në konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga mbi 70 vende dhe organizata.
XS
SM
MD
LG