Ndërlidhjet

Rusi: Dy të vdekur nga “një akt terrori”



Nga shpërthimi në një stacion elektrik në Kaukazin e veriut dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Kompania shtetërore, të cilës i takonte stacioni elektrik, ka bërë të ditur se sulmi ishte “një akt terrori”.

Incidenti ndodhi në një qytezë buzë lumit Baksan, pjesë e Kaukazit të veriut që kontrollohet nga Rusia. Forcat e sigurisë prej kohësh ballafaqohen me militantët myslimanë në këtë pjesë të Federatës Ruse.
XS
SM
MD
LG