Ndërlidhjet

logo-print

GJND: Pavarësia e Kosovës legjitime

  • RFE /RL

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, 22 korrik 2010.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, 22 korrik 2010.

Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada, tha se gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë. Në këtë aspekt, ai theksoi:

Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”.

Ovada theksoi se Rezoluta 1244 po ashtu nuk e ndalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Hisashi Ovada
“Gjykata, rrjedhimisht, ka gjetur se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit nuk i ndalon autorët e Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit, 2008, nga shpallja e deklaratës së pavarësië nga Republika e Serbisë. Prandaj, Deklarata e Pavarësisë nuk paraqet shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”,
tha presidenti i gjykatës, Hisashi Ovada.

Sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se Deklarata e Pavarësisë nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk e shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare”, tha zoti Ovada.

Ai tha se gjykata këtë vendim e mori 10:4. Vendimi paraqet goditje të madhe për Serbinë, meqë tash ka gjasa të mëdha që ky opinion i GJND-së të ndikojë që më tepër vende ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Deri tash, Kosovën e kanë njohur 69 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe 22 prej 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. (f.b.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG