Ndërlidhjet

logo-print

BP largon shefin ekzekutiv


Toni Heiuard

Toni Heiuard

Shefi ekzekutiv i kompanisë British Petrolium, Toni Heiuard, do të largohet nga detyra më 1 tetor. BP është në qendër të skandalit të derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, kurse Heiuard u bë i njohur për deklaratat e tij kundërthënëse lidhur me këtë rast.

Ai do të zëvendësohet nga amerikani Bob Dudlei, i cili aktualisht po drejton operacionet e pastrimit të Gjirit të Meksikës nga rrjedhja e naftës.

Kjo e fundit u shkaktua muaj më parë nga dëmtimi i një tubacioni që gjendet nën shtratin e oqeanit.

XS
SM
MD
LG