Ndërlidhjet

Pentagon: Nxjerrja e dokumentave akt kriminal



Burimet ushtarake amerikane thanë se do të duhen javë për të vlerësuar pasojat nga nxjerrja e rreth 91 mijë dokumentave sekrete ushtarake.

Dokumentat janë bërë publike në faqjen e internetit WikiLeaks. Zëdhënësi i Pentagonit theksoi se po shqyrtohen dokumentat e bëra publike për të parë nëse ato bëjnë të njohur “burime apo metoda” që mund të rrezikonin forcat amerikane dhe ato aleate. Ai e cilësoi nxjerrjen e dokumentave si “akt kriminal”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se dokumentat bëjnë publike emra, operacione, dhe burime përfshi ato për luftën në Afganistan.
Mësohet se dokumentat mund të përfshijnë informacione për vrasje të paraportuara të civilëve afganë si dhe për operacione të fshehta të forcave speciale amerikane kundër talibanëve.

Një nga dokumentat flet për një takim të kryengritësve të ndjekur nga një zyrtar i lartë i shërbimit pakistanez të zbulimit, i cili punonte kundër forcave amerikane në Afganistan.
XS
SM
MD
LG