Ndërlidhjet

Kamerun i zemëruar me kundërshtarët e Turqisë


Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, takon homologun turk, Rexhep Taip Erdogan, në Ankara.
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, takon homologun turk, Rexhep Taip Erdogan, në Ankara.
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, po vazhdon vizitën në Turqi, ku është takuar me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan.

Britania ka mbështetur në vazhdimësi anëtarësimin e Turqisë në BE. Në fjalimin që Kameron ka mbajtur sot, e ka përshkruar Britaninë si “avokatin më të fuqishëm” të Turqisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se duke pasur parasysh çfarë ka bërë Turqia si anëtare e NATO-s për mbrojtjen e Evropës dhe kontributin që po jep në Afganistan, “jam i zemëruar” me kundërshtarët e integrimit të Turqisë në BE, të cilët kanë ngadalësuar përparimin.

Pas Turqisë, Kameron do të udhëtojë për në Indi.
XS
SM
MD
LG