Ndërlidhjet

Islanda nis bisedimet me BE-në


Islanda ka nisur bisedimet për anëtarësim në BE. Ministri i Jashtëm, Osur Skarphedinson, tha se vendi i tij do të mbajë sektorin e peshkimit jashtë duarve të BE-së, kur t’i bashkohet bllokut.

Ai tha se peshkimi është vendimtar për ekonominë e Islandës dhe për këtë arsye duhet mbajtur jashtë politikave të BE-së.

Rejkjaviku ka aplikuar për anëtarësim në bllokun 27-anëtarësh një vit më parë. Politikanët dhe qytetarët islandezë kanë qenë kundër hyrjes në Unionin Evropian derisa vendi nuk ka falimentuar në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG