Ndërlidhjet

logo-print

Irak: 230 ekzekutime në periudhën 2005-2009


Iraku ka ekzekutuar 230 persona në periudhën 2005-2009, ndërsa 1200 të tjerë janë dënuar me vdekje.

Zëdhënësi i Qeverisë, Ali el-Dabbagh, i bëri këto komente në përgjigje të një raporti të OKB-së, ku thuhet se 12.000 persona janë ndëshkuar me vdekje që nga viti 2003. Megjithatë, OKB ka pranuar së bëhej fjalë për gabim teknik.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, është mbështetës i ndëshkimit me vdekje, ndërsa presidenti Xhalal Talabani e kundërshton atë.
XS
SM
MD
LG