Ndërlidhjet

Pakistan: Ditë Zie për 152 të vdekurit në aeroplan


Pakistani sot po mbanë Ditë Zie për 152 njerëzit, që e humbën jetën në përplasjen e djeshme të aeroplanit afër kryeqytetit Islamabad.

Mesazhe ngushëllimi kanë dërguar shumë liderë botërorë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, ka shprehur ngushëllime të thella, ndërsa presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se “mendja jonë dhe lutjet tona janë për të gjithë ata, që janë prekur nga ky incident i tmerrshëm”.

Aeroplani i tipit Airbus 321, që operonte në kuadër të kompanisë private pakistaneze, Airblue, u rrëzua në motin me rreshje të mëdha, në malet Margalla afër Islamabadit.
XS
SM
MD
LG