Ndërlidhjet

logo-print

WSJ: Përkushtimi në Irak


Presidenti amerikan, Barak Obama dhe kryeministri irakian, Nuri al-Maliki (Foto nga arkivi)

Presidenti amerikan, Barak Obama dhe kryeministri irakian, Nuri al-Maliki (Foto nga arkivi)

“Wall Street Journal”.

Presidenti Obama ka shpallur fundin e mundshëm të luftës në Irak, me përfundimin e operacioneve sulmuese amerikane më 31 gusht.

Është një shije e suksesit në kohë lufte për presidentin, por kjo nuk do të thotë se do të marrë fund përkushtimi i Amerikës në Irak.

Shtetet e Bashkuara kanë paguar një çmim thelbësor, si me jetë ashtu, edhe me pasuri, për ta zhbërë një tirani agresive, e cila kishte ndërtuar plane për armë të shkatërrimit në masë. Me gjithë përparimin, transformimi gjithëpërfshirës politik ende nuk është kompletuar.

Irakianët pranojnë se kanë mangësi, që prej shkurtimeve në furnizim me rrymë, deri te pavarësia, korrupsioni dhe dhuna midis sekteve, por do të jetë e vështirë të gjenden njerëz midis irakianëve, sunitë, shiitë apo kurdë, të cilët nuk kanë aftësi për të kritikuar pa frikë brenda demokracisë më të lirë në botën arabe.

Pjesë e obligimeve tona të vazhdueshme në Irak, është të ndërmjetësojmë ndershmërisht midis fraksioneve që ekzistojnë. Terroristët në Irak janë dobësuar, por ende nuk janë mposhtur.

E gjithë kjo demokraci, shkruan gazeta, do të jetë e rrëmujshme dhe ka pak të tilla që nuk janë. Zgjedhjet parlamentare në mars përfunduan në një qorrsokak midis partisë së kryeministrit aktual, Nouri al-Maliki's dhe grupit sunit të udhëhequr nga Ayad Allawi, ish-kryeministër. Të dyja këto personalitete dështuan në formimin e qeverisë.

Nën udhëzimet e ambasadorit amerikan, Kristofer Hill, Shtetet e Bashkuara qëndruan anash për një kohë shumë të gjatë. Por, ishte nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, ai që gjatë vizitës së muajit të kaluar në Bagdad bëri thirrje për një zgjidhje të shpejtë politike.

Grupet terroriste sunite fajësohen për përshkallëzimin e dhunës kundër qytetarëve të thjeshtë në muajt e fundit, ndërkohë që fqinjët gjithashtu kanë gisht.
Irani dëshiron ta mbajë zotin Maliki në zyrë me mbështetjen e partive fetare shiite. Arabia Saudite, Turqia dhe Siria, shkruan gazeta, do të preferonin të shohin zoti Allaui dhe pakicën sunite në pushtet.

Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, irakianët do të duhej të ishin në gjendje të formonin një qeveri të re.

Një synim i çfarëdo koalicioni do të duhej të ishte zvogëlimi i ndikimit që ka kleriku pro-iranian, Muktada al-Sadr, dhe grupet e tij militante shiite.

Zoti Obama e ka fituar këtë raund duke e zhvendosur atmosferën e nxehtë politike nga e majta demokratike dhe duke qëndruar në kursin e zotit Bush karshi Irakut.

“E vërtetë është”, ka thënë ai, “ se nuk kemi parë fundin e sakrificës amerikane në Irak”. Është gjithashtu e vërtetë se pikërisht për shkak të kësaj sakrifice, një kërcënim i madh terrorist tashmë është zhdukur dhe populli i Irakut e sheh rrugën e tij përpara. (a.v.)
XS
SM
MD
LG