Ndërlidhjet

Netanjahu e fillon dëshminë për incidentin e flotiles humanitare



Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu sot e filloi dëshminë para komisionit hetues izraelit për të shpjeguar vërsuljen e komandove në flotilen humanitare për në Gaza që la të vrarë nëntë aktivistë turq.

Kryetari i komisionit Jakov Tirkel tha se një pjesë e dëshmisë do të jepet me gojë, kurse tjetra me shkrim.

Disa seanca pritet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura.

Netanjahu është njëri nga tre zyrtarët e lartë që do të dëshmojë për incidentin e 31 majit, i cili shkaktoi krizë diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit.
XS
SM
MD
LG