Ndërlidhjet

Islamabad: Ban Ki-mun, Xhon Keri e vizitojnë Pakistanin


Ministria e jashtme e Pakistanit, njoftoi se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, nesër planifikon të arrijë në Pakistan.

Kjo vizitë do të fokusohet në vërshimet më të mëdha që e goditën Pakistanit në gjithë historinë e tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme, Abdul Basit, tha se Ban Ki-mun do të diskutoj për përpjekjet për ndihma me liderët pakistanezë.

Zëdhënësi Basit ka konfirmuar se kjo vizitë bëhet dy ditë para vizitës së paralajmëruar nga senatori amerikan, Xhon Keri, i cili do të takohet me zyrtarët pakistanezë, për të biseduar për ndihmat humantare.

Pakistani thotë se afro 20 milionë njerëz janë prekur direkt ose indirekt nga vërshimet.

OKB-ja konsideron se nga këto vërshime kanë humbur jetën afro 1600 vetë, ndërsa Islamabadi ka konfirmuar se deri tash janë vrarë 1343 vetë.
XS
SM
MD
LG