Ndërlidhjet

Futboll: Anelka pezullohet me 18 ndeshje



Nikolas Anelka nuk do të mund të luajë 18 ndeshje për përfaqësuesen e Francës, vendosi sot Federata franceze e futbollit.

Anelka u dënua për shkak të grevës së kombëtares franceze në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut.

Mbrojtësi i Manchester United, Patris Evra u dënua me pesë ndeshje, ndërsa ylli i Bajernit, Frank Riberi është suspenduar në tre ndeshje.

Sulmuesi i Çelsit, Anelka u largua nga ekipi pasi e ofendoi trainerin Domenek gjatë ndeshjes me Meksikën, të cilën Franca e humbi me rezultat 2:0.
XS
SM
MD
LG