Ndërlidhjet

logo-print

Aeroplan i Koresë Veriore është rrëzuar në Kinë



Agjencia kineze Xinhua raportoi se aeroplani që u rrëzua dje në verilindje të Kinës mund të jetë nga Korea e Veriut.

Agjencia koreanojugore Yonhap tha se fluturakeja ka qenë aeroplan i forcave ushtarake të Koresë Veriore, që drejtohej nga një pilot, i cili përpiqej të arratiset nga vendi komunist.

Zyrtarët kinezë konfirmuan se një aeroplan i vogël është rrëzuar të martën në provincën Laoning, por nuk e komentuan origjinën e tij.

Ekspertët thanë se aeroplani mund të ketë qenë i prodhimit rus MiG-15. Fati i pilotit nuk dihet.

XS
SM
MD
LG