Ndërlidhjet

Rusi, Armeni: Pajtueshmëri për zgjatjen e pranisë ruse në Armeni


Armenia dhe Rusia sot kanë nënshkruar marrëveshjen, me të cilën zgjatet prania ushtarake ruse në Armeni, në shkëmbim të garantimeve të sigurisë.

Marrëveshja është nënshkruar në Jerevan, nga presidenti rus, Dmitri Medvedev, dhe presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian.

Sipas marrëveshjes, prania ruse në një bazë ushtarake në Armeni, zgjatet nga viti 2020 e deri në vitin 2044.

Marrëveshja parasheh edhe furnizimin e Armenisë me armatim modern nga Rusia.

Armenia ka nënshkruar edhe një kontratë me Rusinë për ndërtimin e dy reaktorëve të rinjë atomik në një central bërthamor të periudhës sovjetike.
XS
SM
MD
LG