Ndërlidhjet

Shqipëri: Në Apolloni zbulohet busti romak


Arkeologët e kanë zbuluar një bust romak të shekullit të dytë, që sipas ekspertëve, është zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik në 50 vitet e fundit në Shqipëri.

“Është një zbulim i jashtëzakonshëm, më i rëndësishmi në 50 vitet e fundit në Shqipëri, pasi ende është i paprekur”, tha profesori francez, Jean-Luc Lamboley, i cili i ka udhëhequr gërmimet në Apolloni, së bashku me arkeologët shqiptarë.

Ekspertët thonë se busti i atletit të panjohur i gjetur në Apolloni, 120 kilometra nga kryeqyteti Tirana, ishte në gjendje shumë të mirë.

Apollonia është njëri nga terrenet më të mëdha arkeologjike në Shqipëri.

Arkeologu Lamboley thotë se ky zbulim, mundëson studimin se si “civilizimi grek ishte transmetuar, evolvuar dhe pasuruar në kohërat romake”.

Sipas tij, busti “për shkaqe të sigurisë, ishte dërguar në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, pasi muzeu Apollonia ende nuk e ka të vendosur sistemin e sigurisë”.
XS
SM
MD
LG