Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Filloi mbushja e centralit atomik me karburant


Irani e ka filluar mbushjen e centralit të parë atomik, që është ndërtuar nga Rusia.

Reaktori në qytetin port, në pjesën jugore të Iranit, Bushehr, ka startuar në ceremoninë, në të cilën merrnin pjesë zyrtarët iranianë dhe rusë.

Në njoftimin e Organizatës për Energji Atomike të Iranit, thuhet se inxhinierët e kanë filluar mbushjen e reaktorit me karburant, në praninë e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike.

Për ndërtimin e kapacitetit në Bushehr, janë dashur 35 vjet dhe shumë herë ai ishte rrezikuar nga vonesat.

Ceremonia e startimit u bë në periudhën kur ka shqetësime për programin iranian të pasurimit të uraniumit, për të cilin fuqitë perëndimore thonë se ka për qëllim prodhimin e armatimit bërthamor.

Irani i hedhë poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG