Ndërlidhjet

SHBA: Peshkatarët e shpëtuar iranianë u dërguan në shtëpi


Një luftanije amerikane, i ka shpëtuar tetë peshkatarë iranianë nga anija e tyre, që ishte përfshirë nga zjarri, në Detin Arabik, u ka dhënë ushqim, ujë dhe rroba, dhe pas dy ditësh i ka dorëzuar ata në një anije të Marinës iraniane, ka njoftuar Marina e Shteteve të Bashkuara.

Iranianët ishin transportuar me helikopterë tek aeroplanbartësi amerikan, Harri S. Truman, ku ata ishin kontrolluar nga mjekët, të cilët kishin konstatuar se iranianët ishin mirë dhe pa lëndime.

Sipas Marinës amerikane, ata ishin transferuar dje me një anije të vogël në anijen iraniane, Chiro.
XS
SM
MD
LG