Ndërlidhjet

SHBA-të, po detyrave luftarake në Irak nëse nevojitet



Trupat amerikane mund të kthehen në operacione luftarake në Irak nëse do të jetë e nevojshme, tha gjenerali Rei Odierno, komandant i forcave amerikane në Irak. Odierno tha se forcat irakiane të sigurisë do të jenë të gatshme deri kur të vijë koha për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga ky vend, që është paraparë për në vitin 2011.

Gjenerali Odierno tha se ndihma ushtarake amerikane për Irakun pas vitit 2011, sipas të gjtiha gjasave do të jetë në ruajtjen e hapësirës ajore dhe kufijve.

Komentet e tij për mediat amerikane vijnë vetëm pak ditë pas tërheqjes së trupave luftarake amerikane nga Iraku.
XS
SM
MD
LG