Zyrtarët irakianë kanë rritur shkallën e sigurisë pas informacioneve nga agjencitë e zbulimit sipas të cilave Al Kaida po planifikon sulme kundër infrastrukturës së naftës.
Iraku është vendi i tretë për nga sasia e rezervave të naftës në botë dhe shpreson që të rrisë prodhimin përmes investimeve. Industria e naftës në Irak ka nevojë për fonde të shumta në infrastrukturë dhe teknologji.