Ndërlidhjet

Pakistan: Pas sulmit të dështuar militantët marrin pengje



Një grup militantësh të armatosur po mbajnë peng dy persona në ndërtesën qeveritare në Peshauar, thanë burimet zyrtare pakistaneze.

Incidenti ka ndodhur pasi militantët islamikë janë përpjekur mëngjesin e sotëm të hyjnë në një nga zonat e sigurta të ushtrisë pakistaneze në veriperëndim të vendit. Pasi nuk ia kanë arritur qëllimit ata kanë marrë peng dy nga rojet.

Kharim Khan, një zyrtar i lartë i policisë rajonale, tha se nuk është ende i qartë qëllimi i militantëve, por ata u përpoqën të kishin qasje në një nga zonat më të rëndësushme të ushtrisë, e cila gjendet në afërsi të konsullatës amerikane në Peshauar.
XS
SM
MD
LG