Ndërlidhjet

Kushner: Kam menduar të jap dorëheqje



Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner tha se ka menduar të japë dorëheqje për shkak të vendimit të presidentit Nikolas Sarkozi për deportimin e romëve , transmeton AFP.

Kushner, ish socialist dhe aktivist i njohur humanitar, i cili u rekrutua në qeverinë e djathtë të presidentit Sarkozi në vitin 2007, tha se vendimin e ka pranuar shumë rëndë, por ka vendosur të mbesë në qeveri për ta luftuar atë.

“Nuk jam i lumtur me atë që ndodhi. Kam punuar me romët 25 vjet. Nuk jam i lumtur për këtë polemikë”, tha Kushner.

Ai është një nga themeluesit me organizatës “Mjekët pa Kufij”.
XS
SM
MD
LG