Ndërlidhjet

WP:Shtypja në Rusinë moderne


Anëtar i lëvzjes opozitare "Solidariteti"
Anëtar i lëvzjes opozitare "Solidariteti"
"Washington Post"

Pyetje: Në çfarë lloj shoqërie një 68-vjeçar do të dënohej me burg për shkak se në mënyrë paqësore e ka mbajtur flamurin e vendit të vet në një parakalim me rastin e Ditës së Flamurit?

Përgjigje: Në Rusinë e Vladimir Putinit, nëse njeriu qëllon të jetë dikush, të cilin Putini, ish-president, kryeministër aktual dhe si duket sundimtar i përjetshëm, ndodh të mos e dojë.

Javën e kaluar një gjykatë në Moskë e dënoi Lev Ponomarovin, 68-vjeç, aktivist i njohur për të drejtat e njeriut, dhe Mihail Shnajder, organizator i lëvizjes opozitare "Solidariteti", me tri ditë burg për pjesëmarrje në një tubim “të palejuar nga autoritetet”.

Kushtetuta e Rusisë e garanton lirinë e tubimit, por në epokën e Putinit për çdo tubim duhet të kërkohet leje dhe, zakonisht, lejet u mohohen atyre që e vënë në pikëpyetje regjimin në pushtet.

Dimitri Medvedev, të cilin Putini e la si trashëgimtar kur i skadoi mandati i tij, kishte premtuar besnikëri ndaj sundimit të ligjit dhe disa rusë morën zemër javën e kaluar kur ai pezulloi prerjen e një pylli afër Moskës ku zyrtarët shpresonin të ndërtonin autostradë.

Njerëzit në afërsi dhe aktivistët për mbrojtjen e mjedisit që përpiqeshin ta mbronin pyllin, hasën në murin e heshtjes te zyrtarët. Ç’është më e keqja, botuesi i një gazete u rrah aq shumë sa mbeti invalid i përjetshëm, kështu që veprimi i presidentit u përshëndet si sukses i rrallë për shoqërinë civile ruse.

Në të shumtën e rasteve, historia e dhjetëvjeçarit të kaluar në Rusi është shoqëruar me kufizime të rrepta të aktiviteteve politike dhe të shprehjes.

Së fundmi, Freedom House raportoi se viti që shkoi në Rusi kaloi në shenjë të “abuzimeve zgjedhore, rënie të lirisë së religjionit, kontroll më të madh të shtetit në prezantimin e historisë, korrupsion në rritje në polici, si dhe përdorim të vazhdueshëm të terrorit politik kundër viktimave, përfshirë gazetarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut”.

Ndoshta burgosja e dy disidentëve me nga tri ditë burg nuk duket shumë e madhe. Por, ajo është një paralajmërim tjetër për çdo rus se shkelja, sado e vogël, përbën rrezik.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë të shkurtër duke thënë se ishte e “zhgënjyer se disa autoritete të Rusisë vazhdojnë t’ua mohojnë qytetarëve rusë të drejtat e tyre kushtetuese”.

Shprehja, disa autoritete të Rusisë, e pasqyron shpresën e vazhdueshme se jo të gjithë në strukturën e pushtetit në Moskë i ndajnë pikëpamjet e z. Putin.

Por, deri tash ka pak prova që e mbështesin një optimizëm të tillë.(v.p.)
XS
SM
MD
LG