Ndërlidhjet

Greqia në moment të vështirë reformash



Tregjet ndërkombëtare duhet të presin deri në fund të vitit për të parë nëse Greqia do t'i përmbushë kriteret e vendosura kur morri ndihmën financiare. Ministri grek i Financave tha se vendi i tij është "në momentin më të vështirë të reformave", por shtoi se tregjet financiare do të fillojnë të ndryshojnë në fillim të vitit 2011.

Greqia ishte në prag të falimentimit si pasojë e defiçitit buxhetor. Vendet e eurozonës miratuan një paketë ndihmash prej miliarda eurosh, por kushtet për kredinë janë tepër të ashpra.
XS
SM
MD
LG